Automjetet që frenojnë vetë

Post on: 3 July, 2012 Comments Off

SHBA - Për modelet e automjeteve të vitit 2014, “Euro NCAP” kërkon vendosjen e sistemit për frenimin autonom të veturës në rast të rrezikut, njoftoi agjencioni i pavarur evropian për siguri në trafik. Sistemet “AEB” veprojnë në lidhje me sistemin e radarëve me të cilët detektojnë pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe largësinë nga ta.

Kur sistemi vëren ndonjë rrezik në rrugë, do ta paralajmërojë ngasësin me anë të sinjaleve audio-vizuale, dhe nëse ky nuk reagon, do të fillojë frenimin e pavarur me qëllim të minimalizimit të dëmit. Unioni evropian e ka për qëllim që deri në vitin 2020, ta përgjysmojë numrin e viktimave në rrugët evropiane.

Studimin të cilin “Euro NCAP” e zhvilloi tregoi se sistemet e ndaljes autonome të veturës zvogëlojnë numrin e aksidenteve për 27 për qind, por ata në të njëjtën kohë janë në dispozicon në gjithsejtë 21 për qind e makinave që momentalisht gjenden në shitje në kontinentin e vjetër.

“Euro NCAP” për këtë do të kërkojë që sistemin e lartpërmendur të vendoset në vetura që nga viti i ardhëm si kusht për fitimin e pesë yjeve në testet e tyre. Politika e njëjtë solli deri te ajo që “ABS”, “ESP” dhe shumë zgjidhje të tjera teknike të bëhen pajisje standarde në të gjitha automjetet.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Cila skuader do ta fitoje Champions League?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews