Allegri duhet të jetë i qetë

Post on: 17 September, 2012 Comments Off

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, i ka dalë në mbështetje trajnerit Massimiliano Allegri, përkundër startit të dobët të sezonit.

Rossonerët kanë humbur dy nga tri ndeshjet e para në Serie A, ndërsa humbja nga Atalanta këtë fundjavë ka intensifikuar kritikat kundrejt taktikave të skuadrës.

“Allegri nuk është absolutisht temë e diskutimeve. Ai duhet të jetë i qetë”.

“Tash duhet të përqendrohemi në kthimin e lojtarëve të lënduar në kondicion të plotë dhe t’u kthehemi fitoreve në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Galliani për Sky Italia.

Categories
Sport  
Tags

Comments are closed.