Alarmohet policia greke, i arratisuri nga burgu i Triakalas, Klement Çala drejt Shqipërisë

Post on: 17 May, 2013 Comments Off

67832 2 Alarmohet policia greke, i arratisuri nga burgu i Triakalas, Klement Çala drejt ShqipërisëGREQI- Alarmohet policia greke pas informacioneve të marra se shqiptari Klement Çala i arratisur nga burgu i Trikalas është nisur drejt kufirit shqiptar.

Nisur nga këto informacione policia greke ka përforcuar shërbimin në Janinë, Kakavijë dhe Igumenicë. I arratisuri nga burgu mësohet se ka grabitur dje një sasi të madhe parash në një bankë pranë Larisës, së bashku me një person tjetër.

Mjeti me të cilën ai u largua pas grabitjes u gjet i djegur nga policia.

ARRATISJA
Çala është pjesë e grupit prej 11 të burgosurish që u arratisën në mars nga burgu i Trikalas,pas një trazire të armatosur që u zhvillua në burg, ku mbetën të plagosur dy oficerë burgu.

Ngjarja filloi kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Ndërkaq një grup të dënuarish nga krahu C, ku ndodheshin të burgosurit shqiptarë, prenë me sharrë hekurat e qelisë dhe dolën në tarracë duke qëlluar me armë.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame