Aksioni i RENEA, 3 kosovarë në pranga për drogë

Post on: 6 September, 2012 Comments Off

FUSHË KRUJË- Forcat RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e së enjtes disa operacione antidrogë , për armë mbajtje pa leje, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim në disa qytete të vendit.

Operacionet janë përqendruar në qytetin e Fushë Krujës, ku mësohet se janë arrestuar 3 shtetas kosovarë , të cilët janë kapur me 150 gr drogë të llojit Kanabis. Policia ende nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve, ndërkohë që operacioni nga forcat RENEA po zhvillohet edhe në këto momente.

Gjithashtu në sajë të operacionit të Forcave RENEA janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për armëmbajtje pa leje, si dhe janë sekuestruar tre armë zjarri të tipit pistoletë në qytetin e Durrësit. Operacioni i forcave RENEA po zhvillohet gjithashtu edhe në Peqin.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Nese do te votonit sot, cilen parti apo koalicion do te votonit?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Galeria

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews