Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 25-vjecari, plagoset binjaku i tij
Post on: 8 September, 2012 Comments Off
LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e vëllait të tij ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Balldren ku një automjet pas një parakalimi të gabuar ka përplasur motorrin me të cilin udhëtonin 2 vëllezërit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrit, 25-vjecari Artan Vila, ndërsa është plagosur vëllai i tij binjak , i cili është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore. Policia nga ana e saj ka bërë ndalimin e drejtuesit tip Benz me targa të Lezhës 8076 A, i cili ne momentin e perplasjes dyshohet se ka qënë në gjendje të dehur.


